Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici se i kanë vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar para një hoteli në Vragoli në Fushë-Kosovë.
Gjatë hetimit të rastit vetura e vjedhur është gjete e aksidentuar dhe iu ka kthyer ankuesit.
Vetura dyshohet se ishte vjedhur nga një i mituri mashkull nga Kosova i cili është kërkuar në shtëpi nga njësiti policor, por nuk është takuar, rasti vazhdon të hetohet
Njoftimi i policisë:
Rr. Pejës, Fushë Kosovë 27.08.2021-04:25. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga personi/persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura e cila kishte qenë e parkuar para një hoteli në Vragoli. Gjatë hetimit të rastit vetura e vjedhur është gjete e aksidentuar dhe iu ka kthyer ankuesit. Vetura dyshohet se ishte vjedhur nga një i mituri mashkull kosovar i cili është kërkuar në shtëpi nga njësiti policor, por nuk është takuar, rasti vazhdon të hetohet.