Policia e Kosovës, dje rreth orës 13:30, ka arrestuar një person të mitur në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Arsyeja e arrestimit është se i dyshuari ka kërcënuar një person me armë.
Policia nga i dyshuari ka arritur të konfiskoj një pistoletë me dy fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.