Policia njofton për një rrahje të ndodhur dje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
Dy meshkuj kanë sulmuar një tjetër person të gjinisë mashkullore, i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Qendra e Paraburgimit Pejë 28.08.2021 – 12:00. Raportohet se, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore janë marrë me rastin.