Kanabis në stan dhe në banesë, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë, në pranga dhe i shpalluri në kërkim

Kronikë e zezë

Kanabis në stan dhe në banesë, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë, në pranga dhe i shpalluri në kërkim

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:50
Ilustrim

Policia e Vlorës, ka arrestuar ditën e sotme dy persona.

Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar në flagrancë, shtetasin S. B., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në stanin e tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar kannabis sativa.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe shtetasin e shpallur në kërkim M. S., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. S., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat