Aksident në Malësinë e Madhe: Përplasen 2 makina, vdes shoferi 22 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident në Malësinë e Madhe: Përplasen 2 makina, vdes shoferi 22 vjeçar

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 08:23
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 29 gusht ë aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Policia bën me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C.  22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. 22-vjeçari nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat