Është zhdukur një vajzë në Ferizaj, e rastin në polici e ka raportuar babai i saj.
Ai ka bërë të ditur se e bija ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se vajza e tij kosovare, e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, nga ky raport bëhet e ditur se njësia policore është duke e hetuar rastin.