Arrestohet një shtetas jordanez në Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas jordanez në Kosovë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas jordanez M.H. (1985), për përfshirje në rastin kontrabandim me emigrantë në pikën kufitare Vërmicë.

Për të njëjtin rast sot më herët Policia e Kosovës kishte arrestuar edhe personin e parë të dyshuar E.B., (1980) shtetas i Maqedonisë Veriore, i cili ishte prezantuar si A.J., me dokumente të Kosovës, të cilat sipas policisë dyshohet se janë të falsifikuara.

Siç thuhet në një komunikatë për media, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Prizren, sot rreth orës 15:30, janë kontrolluar dy dhoma të një hoteli në Prishtinë, dhoma në të cilat kanë qëndruar dy të dyshuarit e përfshirë në rast.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar një letërnjoftim dhe një patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara, 1510 euro, 300 franga zviceranë, 20 dollarë amerikanë, si dhe një veturë me të cilën është tentuar të kryhej kontrabanda me emigrantë.

Të dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat