Rrahje në Prishtinë, një person i arrestuar

Kronikë e zezë

Rrahje në Prishtinë, një person i arrestuar

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur pasditen e së martës në Prishtinë, ku është arrestuar një person i përfshirë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, rreth orës 17:30.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është pranuar rreth orës 17:30, për një rrahje, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Ahmeti.

Rasti është iniciuar sulm dhe po hetohet nga policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat