Është arrestuar një person nga Kaçaniku, pasi i njëjtë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, këtë gjë ai e kishte bërë në vazhdimësi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.