Policia në Kaçanik ka ndaluar një person të dyshuar i cili kishte prerë dhe vjedhur drunjtë në bjeshkët e fshatit Dubravë të Kaçanikut.
Ai po i transportonte drunjtë me një kamion, të njëjtin policia e ka shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut.
Pas intervistimit, nga ana e policisë, zyrtarët e pylltarisë i kanë shqiptuar fletëparaqitje, ndërkohë që kamioni dhe drunjtë i janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj paralajmëron se do të vazhdojë me aksione të tilla në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drurëve.