Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për kryerje të veprës penale rrezikim të personave me mbrojtje ndërkombëtare.
Sipas PSRK-së, kjo aktakuzë është ngritur në Departamentin Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet I.G. Prokuroria njofton se i pandehuri me inicialet I.G., ka kryer veprën penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.