Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar në polici të premten se është kanosur nga daja i saj.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 19:10, për shkak të një mosmarrëveshje.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “Dhunë në familje”.