​2358 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Kronikë e zezë

​2358 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 2358 tiketat në bazë të ligjit Covid-19.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar edhe 1137 tiketa trafiku.

Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

21 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat