Janë arrestuar tre persona nga Prishtina, pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.
Sipas raportit policor, zyrtarët policor kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare derisa janë sulmuar.
Si pasojë zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.