Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi bashkëjetonte me një vajzë të moshës nën 16 vjeçare.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë.
“Është raportuar se viktima e mitur, femër ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë”, thuhet në raport.
Tutje, policia njofton se në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.