Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës.
Dyshohet se nga zjarri kanë vdekur dy fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeçare.
Por, akoma nuk ka konstatim të mjekut.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në ora 09:30.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
“Po presim akoma konstatimin e mjekut. Pjesa e shtëpisë ku dyshohet se janë viktima akoma është e paqasshme shkaku i zjarrit”.