Vritet kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe një person tjetër - një i plagosur

Kronikë e zezë

Vritet kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe një person tjetër - një i plagosur

Nga: Bota sot Më: 8 shtator 2021 Në ora: 21:20
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, që u vranë sonte në Pejë

(E plotësuar 12:22) - ​Vrasja e dyfishtë në Pejë, prokurorët dalin në vendin e ngjarjes

Në vendin ku mbrëmë mbetën të vrarë, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, aktualisht po bëhen hetime.

Afër shkollës ekonomike "Ali Hadri" në Pejë, KP mëson se kanë dalë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe prokurorja e rastit, Valbona Haxhosaj dhe hetues të shumtë të krimeve të rënda.

Në hyrje të rrugës dykahëshe ku ka ndodhur rasti, është vendosur shiriti policor. Më parë, kanë arritur fëmijët e Astritit dhe bashkëshortja e tij.

Para rrugës ku ka ndodhur vrasja e Ademajt dhe Kadrijajt, Astriti kishte shtëpinë.

Vrasja në Pejë, arrestohet vëllai i njërës viktimë - prokuroria jep detajet

Qyteti i Pejës mbrëmë u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku mbetën të vrarë dy persona.

Personat e vrarë ishin kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i të vrarit Astrit Ademaj, Avni Ademaj.

Derisa, Prokurori i Shtetit sot ka dhënë detajet e fundit, lidhur me këtë ngjarje ku ka konstatuar se i plagosuri, Avni Ademaj është arrestuar dhe u ricilësua si i dyshuar.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia jep informatat e fundit për ngjarjen në Pejë

Për ngjarjen tragjike ku u vranë dy persona e një person tjetër u plagos, ka reaguar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Policia lidhur me ngjarjen ka lëshuar këtë njoftim:

Informacion zyrtar

Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lendime  të njejtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti.
Në vendin e ngjarjës kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast.
Informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve.

***

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë në Pejë.

Ai ka thënë se personi që mbeti i plagosur nga ngjarja është arrestuar, përcjell Bota sot.

Ministri Sveçla ka theksuar se ngjarjet e tilla të dhunës duhet të marrin fund, derisa familjarëve të te vrarëve iu ka shprehur ngushëllime.

Reagimi i tij në Facebook:

Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar.

Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët.

Familjeve të te vrarëve iu shpreh ngushëllimet e sinqerta.

Vëllai i i tij u vra, ky është personi që u plagos sonte rëndë në Pejë

Sonte rreth orës 20:20 ka ndodhur një vrasje në Pejë.

Të vdekur kanë mbetur Blerand Kadriaj dhe Astrit Ademaj.

Image
Avni Ademaj

Ndërsa, i plagosur rëndë është edhe vëllau i këtij të fundit Avni Ademaj.

Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit.

PDK-ja në Pejë konfirmon vrasjen e kandidatit të saj për kryetar

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar gjatë një konflikti të armatosur në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadi Gashi, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka thënë Gashi.

Njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kurse tjetri Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Lajmin për vrasjen e Ademajt e ka konfirmuar Arton Muhaxheri nga PDK-ja e Pejës.

Prapaskenat e rastit, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë - dyshimet e para

Peja është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë. Burime të medias bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.

Image
Blerand Kadrijaj

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike në Pejë. Burimet zbulojnë prapaskenat e rastit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.

Nga Spitali i Pejës konfirmohet vrasja e rëndë në Pejë: Dy të vdekur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak më parë në qytetin e Pejës.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

Sahiti ka deklaruar se viktimat janë dërguar në spital pa shenja jete.

***

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte në një incident në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar ka dal në vendngjarje, ku kanë mbetur dy persona të vrarë dhe një i plagosur”, ka thënë Nikçi, duke mos dhënë detaje të tjera.

***

Pak më parë u raportua për një vrasje të dyfishtë në Pejë.

Burime të medias bëjnë me dije të vdekur kanë mbetur Astrit Ademaj si dhe Blerand Kadriaj.

Image
Astrit Ademaj

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

Vlen të përmendim faktin se njëri nga viktimat, Astrit Ademaj ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së.

Vritet kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës 

Dy persona janë vrarë sonte te shkolla Ekonomike në Pejë.

Burime të medias bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Dyshohet se Ademaj është vrarë bashkë me një person tjetër.

***

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës.

Mëshet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Ekonomike në këtë qytet.

Prokurorja kujdestare e ka konfirmuar rastin.

“Po, dy persona kanë mbetur të vrarë”.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Media ka tentuar t’i kontaktojë disa herë edhe Policinë e Pejës, por ende nuk kanë dhënë përgjigje.

Ne do të ju informojmë për detajet e reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat