Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte në një incident në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokurori kujdestar ka dal në vendngjarje, ku kanë mbetur dy persona të vrarë dhe një i plagosur”, ka thënë Nikçi, duke mos dhënë detaje të tjera.
Burime të medias bëjnë me dije të vdekur kanë mbetur Astrit Ademaj si dhe Blerand Kadriaj.
Astrit Ademaj ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së.