Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak më parë në qytetin e Pejës.
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë.
Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.
Sahiti ka deklaruar se viktimat janë dërguar në spital pa shenja jete.
Tashmë është raportuar se njëri nga viktimat në këtë rast është Astrit Ademaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Pejës dhe vëllai i tij.