Një person ka pësuar lëndime nga një kornizë metalike që i kishte rënë në kokë.
Ngjarja ka ndodhur pasi që i njëjti ishte duke ecur pranë një objekti që ishte në ndërtim.
Atij i është ofruar ndihma mjekësore.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Gjakovë, 07.09.2021 – 17:15. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi që i njëjti gjersa ishte duke ecur pranë një objekti në ndërtim, nga rrethoja e objektit kishte rënë një kornizë metalike duke e goditur viktimën në kokë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë. Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.