Një person ka pësuar lëndime trupore në Gjakovë.
Kjo pasi që i njëjti gjersa ishte duke ecur pranë një objekti në ndërtim, nga rrethoja e objektit kishte rënë një kornizë metalike duke e goditur viktimën në kokë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë.
Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.