Një person ka marrë lëndime trupore pasi në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në Hajvali, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.