Të premten rreth orës 04:00, policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë.
Ata kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34-vjeç nga Drenasi.
Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim dhe aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.