Pas një viti, gruaja raporton se ishte dhunuar nga një person që tani është në burg

Kronikë e zezë

Pas një viti, gruaja raporton se ishte dhunuar nga një person që tani është në burg

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një grua nga Gjakova ka raportuar në Polici pas një viti se ishte dhunuar nga një burrë.

Policia ka bërë me dije se i dyshuari tani gjendet në vuajte të dënimit për vepra të tjera penale.

“Gjakovë 2020 – NN.  Më 10.09.2021 viktima femër  kosovare ka raportuar se gjatë muajit gusht 2020, është dhunuar nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili tani gjendet në vuajtje dënimi për vepra tjera penale.

Viktima është dërguar në ekzaminim mjeko-ligjor në IML Prishtinë”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat