Këtë të shtune një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Mehmet Ali Vrioni”, ku si pasojë një fëmijë njëvjeçar ka vdekur pasi u godit nga një kamionetë.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”.
Tutje, Ahmeti bën të ditur se me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që po punohet në ndriqimin e rrethanave të aksidentit.