Një burrë nga Deçani është arrestuar dje pasiqë dyshohet se ka ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij.
Siç ka informuar policia, viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.
“Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë.”, ka informuar policia.
Ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.