Një veturë është kapluar nga zjarri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12 e 9 minuta është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri në parkingun e QKMF-së së Pejës”, ka thënë Gashi.
Sipas tij pos dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
Ndërkaq njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij zjarri.