Një person është arrestuar, e më pas është liruar, pasi në lokalin e tij janë zhvilluar aktivitete të kundërligjshme.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që është bërë e ditur se në këtë lokal janë zhvilluar aktivitete të lojërave të fatit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në lokalin e tij ishin duke u zhvilluar aktivitetet të kundërligjshme.
Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK, pa dhënë detaje tjera.