Vdekje e dyshimtë tek parku i qytetit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë tek parku i qytetit në Prishtinë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur të dielën mbrëma te parku i qytetit në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 19:00, në rrugën Edmond Hoxha.

Ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha në fund Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat