Një person është gjetur i vdekur sonte tek parku i qytetit në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën Edmond Hoxha në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka thënë Ahmeti.
Ajo më tej thotë se policia ka iniciuar një hetim.