Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike Policia e Fierit ka vënë në pranga 34-vjeçarin me iniciale I.K në fshatin Gjokalli.
Sipas burimeve zyrtare nga policia i dyshuari është arrestuar pasi në oborrin e banesës së tij kishte mbjellë fidanë kanabisi.
Ndërkohë pas këtij arrestimi materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.