Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, përcjell Bota sot.
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.