Në fshatin Gerlicë e Epërme të Kaçanikut një banor ka hasur në një mjet shpërthyes.
Për këtë rast njësitë policore dhe FSK kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa gjithçka ka shkuar në rregull, sipas raportit 24 orësh të policisë.