Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një grua është hasur nga njësitet policore pa ndjenja.
Sipas raportit, e njëjta kishte ndërruar jetë.
“Ferizaj, 16.09.2021-15:56. Viktima femër kosovare nga njësitet policore është hasur pa ndjena.
Është informuar emergjenca për ndihmë mjekësore e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.