Para disa minutave ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën Prizren-Reqan.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi bën të ditur se personat e lënduar janë duke marrë tretmanin mjekësor ne Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Rreth orës 20:05 ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore ku kemi 6 persona të lënduar të cilët për momentin janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Sipas infromacioneve të para nuk janë në rrezik për jetë, personat kanë lëndime. Njësitë e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren rastin”, ka thënë Gashi