Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është paraqitur në stacionin policor duke i denoncuar dy meshkuj të mitur për shkak se të njëjtit e kishin sulmuar seksualisht.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë e këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.09.2021 viktima femër (e mitur) e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur, është paraqitur në stacion policor së bashku me familjarët e saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar (të mitur).”, thuhet ne raport.
Po ashtu rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.