​Tentuan të hyn në Kosovë me marihuanë, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Kronikë e zezë

​Tentuan të hyn në Kosovë me marihuanë, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy të pandehurve, F.B., dhe E.L.

Për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas kërkesës, më 21 shtator, në fshatin Pjetershan, Komuna e Gjakovës, përderisa ishin duke lëvizur me veturë, të dyshuarit F.B., dhe E.L., ndalohen nga patrulla e policisë kufitare, rajoni “Perëndimi”, ku gjatë kontrollit, te ulësja e pasagjerit janë gjetur nëntë qese të mbushura me Marihuanë, e të cilën gjithashtu dyshohet se e kishin blerë në Shqipëri tre ditë më përpara se të ndaloheshin nga policia.

Prokurori i rastit ndaj dy të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 21 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat