Një person është arrestuar të enjten rreth orës 21:00 në Prishtinë, pasi që nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore dhe ka qëlluar në kokë një familjar të tij.
Rastin e ka konfirmuar përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jasht rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.”, thuhet në raport.
Policia ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.