Një person ka raportuar se derisa kishte qenë në rrugë, një person i ka grabitur një shumë të parave, nën kërcënim të thikës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima ka deklaruar se nuk ka pësuar lëndime, ndërkaq i dyshuari pas grabitjes është larguar në drejtim të panjohur.
“Prishtinë, 23.09.2021 – 13:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në rrugë, një person i panjohur, i moshës së rritur nën kërcenim të thikës ia kishte grabitur një shumë të parave. Viktima nuk kishte pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.