Një persona ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Plavë të Dragashit mbrëmë në orën 19:00.
I ndjeri ishte duke ecur në këmbë kur është goditur nga vetura, drejtuesi i së cilës është dërguar në mbajtje.
“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.