Policia e Shkodrës ka vënë n pranga një 33-vjeçar, me iniciale S. M., 33 vjeç që posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Po ashtu, atij i janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
“Forcat e Posaçme Operacionale dhe "Shqiponjat" në DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra se një shtetas posedonte armë zjarri dhe sende të kundërligjshme me vete, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit për të cilin disponohej informacioni. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.