Plagosje me armë zjarri në Theth

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Theth

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:36
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Theth.

Mësohet se shtetasi G.T është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër.

“Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.” – njofton policia.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë  nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat