Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit me iniciale D.Q., për shkak se të akuzuari për veprat penale dhuna në familje dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.
Sipas gjykatës, i dyshuari është dënuar në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 shtator deri në ndërprerjen e masës së paraburgimit.
“Nga muaji dhjetor i vitit 2019, e deri në shtator të vitit 2021 në Prizren, i akuzuari me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, si viktimë e ndjeshme, e kur e dëmtuara shkëput lidhjen bashkëshortore nga i akuzuari për shkak të dhunës së ushtruar, i akuzuari vazhdon keqtrajtimin psikologjik, duke e thirrur vazhdimisht përmes telefonit, e më pas në pamundësi të flas përmes telefonit, i akuzuari vazhdon duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh emocional dhe ndjenjë të frikës dhe pasigurisë.
Me këtë rast ka kryer veprën penale dhuna në familje. Me datë 2 shtator 2021, në Prizren i akuzuari D.Q., me qëllim të dëmtimit të pasurisë së të dëmtuarës, si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që kishin mes vete, i akuzuari i revoltuar nga kjo situatë, me mjet të fortë e dëmton veturën e të dëmtuarës. Me këtë rast ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.