Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të miture në Fushë Kosovë.
Rastin e ka paraqitur në polici babai i saj i cili ka treguar se ajo ka dalë nga shtëpia por se nuk janë në dijeni se ku mund të ndodhet.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh kanë njoftuar që janë konsultuar me prokurorin e shtetit dhe tashmë po zhvillohen hetime.
Ky është njoftimi i plotë:
“Fushë Kosovë, 26.09.2021 – 07:00. Me datë 27.09.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”