Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka gjobitur me 150 euro një 49 vjeçare për shkak se e njëjta kishte vozitur në shiritin e kundërt në Ferizaj.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë shoferen e cila me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, ndërrim i shiritit qarkullues , në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj.
Policia, e ftoi qytetarën me inicialet F.N (F/K) e moshës 49 vjeçare në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet nga policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka inkurajuar qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/28/auto_Screenshot_20210928-153717_Office-1-450x6001632839484.jpg)