Policia e Kufitare e Kosovës në Stançiq ka arrestuar një person për shkak të posedimit të një sasie droge me peshë 149 gramë.
I dyshuari mashkull/kosovar (1994) ka tentuar t’u ikë autoriteteve policore dhe gjatë ikjes ka hedhur një qese të tejdukshme me material të dyshimtë dhe ngjyrë të bardhë brenda.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së, të cilat kanë marrë në trajtim rastin.
Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme.