Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person me inicialet I.S. (34), në një fshat të Graçanicës, pasi gjatë bastisjes në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një sasi e marihuanës së vendosur në një thes letre.
Personi në fjalë ka tentuar fillimisht që të arratiset, por ai është kapur nga zyrtarët policorë.
Njësia e Forenzikës ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg e 162 gramë substancë e dyshuar narkotike.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.