Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.
Dy vetura janë përfshirë në një aksident të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’.
Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.
Tashmë me rastin po merren edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.