Një person në Gjakovë është arrestuar, pasi në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të lartë, rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Personi është arrestuar nën veprën “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike që dyshohet të jetë Heroinë”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dërguari është dërguar në mbajtje.