Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës së mitur dje në Prishtinë.
Kjo pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht me thikë një tjetër person të moshës së mitur.
Policia, ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.